Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, në bashkëpunim me bibliotekën publike “Lliko Nano” u organizua një aktivitet me pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësuesve të gjimnazit “Sami Frasheri”.
Një bisedë për historikun e librit dhe veprat e shtuara ndër vite nga autorë të ndryshëm ishte objekti i takimit.
Edhe më tërheqës e bëri aktivitetin tregimi i historikut të bibliotekës publike të qytetit tonë nga punonjëset e këtij ambienti, arkivë vlerash.
Ndër të tjera një ekspozitë me tituj të rinj, që kanë pasuruar bibliotekën 5 vitet e fundit do të qëndrojë e hapur për nxënës, mësues,qyetar dhe miq të librit.



