Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në takimin fillestar të projektit “Key People, Key Knowledge”, i cili do të organizohet në Përmet më 7 Prill 2023.

Qëllimi i projektit është të krijojë mundësi të reja pune/biznesi për gratë dhe të rinjtë e papunë duke dhënë një alternativë të qëndrueshme ndaj rreziqeve të përfshirjes në kultivimin e kanabisit, nëpërmjet:

(i) Projektimit dhe administrimit të një ekosistemi të qëndrueshëm për zhvillimin socio-ekonomik lokal duke rigjallëruar ekonominë lokale, duke synuar zhvillimin e përgjegjësisë dhe besimit te individët dhe solidaritetin brenda komuniteteve.

(ii) Ndërtimi i bashkëpunimit aktiv dhe rigjallërimi i burimeve lokale nëpërmjet bashkëpunimit aktiv ndërmjet aktorëve publikë dhe privatë, me synimin për të rritur mirëqenien kulturore të komunitetit.

Nëpërmjet këtij takimi synojmë të mbledhim së bashku përfaqësues nga bizneset lokale, organizatat lokale jofitimprurëse, partnerët e projektit, të rinjtë dhe aktorë të tjerë për prezantimin e projektit dhe krijimin e një rrjeti për zbatimin e suksesshëm të projektit. Do të jetë një mundësi e mirë për të rritur ndërgjegjësimin kundër kultivimit të kanabisit duke ofruar mundësi alternative punësimi.