Furgoni ynë i lëvizshëm i bibliotekës së qytetit, së shpejti fillon udhëtimin nëpër qytetin e Përmetit.

Ky shërbim ka për qëllim kryesisht shkollat rurale.

Falë programit për zhvillim socio-ekonomik të financuar nga🇪🇺BE, në kuadër të projektit “Key people- Key knowledge”, ne gjithashtu tani u shërbejmë komuniteteve lokale me vizita me librari lëvizëse.

Së shpejti do të jete disponibël edhe kalendari ynë.