Dita botërore e librit bëri bashkë fëmijë, mësues prindër, shkrimtarë në sallën e qendrës multifunksionale në një aktivitet dedikuar librit.
Nxenësit e Qëndrës Kulturore të fëmijëve recituan vjersha dhe lexuan pjesë nga librat e tyre të preferuar duke shprehur dëshirën dhe pasionin që kanë për leximin.
Nuk munguan as këshillat e mësuesve dhe përvojat e prindërve në lidhje me rëndësinë që ka libri në formimin emocional dhe edukativ të fëmijëve.
Shkrimtarët përmetarë si Ligor Shyti, Anila Mihali apo instruktorja e teatrit të fëmijëve Teuta Sadiku dhanë këshilla sesi duhet përzgjedhur një libër por iu përgjigjen edhe shumë pyetjeve të fëmijëve pjesmarrës.





