23 Prill, në Ditën Botërore të Librit, Përmeti u bë shtëpia e fjalës së bukur ✨, poezisë 🎭 dhe reflektimit në një mbrëmje poetike me shkrimtarin Odise Kote, ku u gërshetua vepra “E humbëm librin, mikja ime”.

Dita e Librit është më shumë se një thirrje për të mos e harruar fuqinë e leximit 📖, për të ushqyer mendjen 💡 dhe për të ndërtuar ura përmes fjalës 🌉.

Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij momenti të veçantë!

Faleminderit Odise Kote që na kujtove sa gjurmë lë libri në shpirtin njerëzor ❤️.

Le të lexojmë, le të ndajmë, le të jetojmë përmes librit!