Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, një ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël.
Shënimi i Ditës së Librit për Fëmijë ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të cilat kanë lidhje me nxitjen e leximit tek të vegjëlit.
Kjo ditë sot u shënua edhe me aktivitetin “Prezantimi i titujve të rinj të librit për fëmijë” zhvilluar nga biblioteka “Lliko Nano” me fëmijët e Qendrës Kulturore.
Fëmijët jo vetëm u njohën me titujt e rinj nga punonjësja e bibliotekës por dhe folën rreth librave që ata kishin lexuar.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë kartelat me informacione rreth antarësimit në biblotekë dhe disa prej fëmijëve shprehën dëshirën për tu bërë sa më parë anëtarë të saj duke theksuar avantazhet që ka kjo pjesmarrje.
Edukojmë fëmijët me librin, që nesër të zgjedhin drejt të ardhmen e tyre!


