Në kuadër të projektit “Key People, Key Knolwedge” është zhvilluar një studim i analizës së territorit. Ky studim analitik përshkruan natyrën dhe sfidat e tregut të punës së të rinjve dhe grave në Shqipëri dhe veçanërisht në Përmet, me objektivin që të identifikojë kapacitetet e territorit të qytetit të Përmetit veçanërisht në lidhje me sektorët në të cilët ky qytet ka mangësi investimi apo ofrimi shërbimesh ndaj qytetarëve. Të dhënat që dalin nga ky studim do t’i shërbejnë gjithashtu fazave të mëtejshme të projektit në përcaktimin e tematikave të trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve të pjesëmarrësve në trajnim në krijimin e bizneseve të reja apo organizatave jo fitimprurëse.
Ditën e premte, 14.06.2024, në orën 10:45 te inkubatori i biznesit te qëndra rinore “Ollga Shuraja” do të bëhet prezantimi i studimit të mësipërm.
Jeni të ftuar të merrni pjesë.