Ditën e sotme u zhvillua dita e informuese për prezantimin e rezultateve të studimit mbi analizën e terrritorit të Bashkisë Përmet.

Studimi është i publikuar në faqen web të projektit: https://keypeoplekeyknowledge.com/publications/

Objektivi i studimit është:

1.Evidentimi i problematikave dhe potencialeve zonës mënyrë veçantë identifikohen hapësirat ku mund investohet dhe çfarë mund përmirësohet.

2.Të identifikojë kapacitetet e territorit të qytetit të Përmetit veçanërisht në lidhje me sektorët në të cilët ky qytet ka mangësi investimi apo ofrimi shërbimesh ndaj qytetarëve

Disa nga rekomandimete studimit janë:

Bashkia duhet të përpiqet për mbështetjen e bizneseve të vogla prodhuese të angazhuara në sektorin e agrobiznesit, vreshtarisë dhe prodhimit të verës.

Komuniteti i fermerëve duhet të jetë vazhdimisht në fokusin e mbështetjes, planeve dhe projekteve të bashkisë.

Të mbështeten dhe nxiten nismat për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, si një sektor i cili po sjellë një rritje ekonomike.

Promovimi i zonës, atraksioneve turistike, krijimi i paketave turistike

Mbështetja e grave është e mirë për biznesin.

SME-të janë shtytësi kryesor i rritjes ekonomike në Shqipëri si dhe i krijimit të vendeve të punës.

Përfshirja e grave në biznes është një potencial i cili duhet të shfrytëzohet për rritjen ekonomike të vendit si dhe vetë-punësimin dhe fuqizimin ekonomik të grave.