Bashkia Përmet
në bashkëpunim me organizatën Forumi Pavarur i Gruas Shqiptare, në kuadër të programit për zhvillim socio-ekonomik të financuar nga
BE, ka nisur zbatimin e projektit me titull “Key people- Key knowledge”.
Ky projekt synon të krijojë mundësi të reja pune/biznesi për gratë dhe të rinjtë e Përmetit si dhe të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin e shoqërisë civile me autoritetet lokale
në zonën e Përmetit.
Disa rezultate nga zbatimi i projektit do të jenë:
Module trajnimi dhe praktike për organizatat dhe SME
Skema e granteve / Financimi i 5 ide projektesh fituese
Shkëmbim eksperiencash brenda dhe jashtë vendit
Krijimi i një Qendre rekreacionale në një pjesë të godinës së NJA Petran
Rikonstruksioni i sallës së pingpongut në Përmet dhe një salle pingpongu në shkollën e Petranit
Blerja e një Biblioteke lëvizëse dhe organizimi i aktiviteteve kulturore në zonat rurale
Krijimi dhe funksionimi i inkubatorit të biznesit
Të gjitha këto rezultate si gjithmonë në shërbim të komunitetit.


