Në 22.11.2023 u inagurua inkubatori i biznesit i ndodhur në katin e dytë të qëndrës rinore “Ollga Shuraja”. Pothuajse cdo muaj ambjentet e inkubatorit janë përdorur për:
· Zhvillimin e takimeve nga të rinjtë
· Sesionet e mentorimit për krijimin e OJF-ve dhe shkrim projekt propozimi
· Sesionet e mentorimit për hartimin e një biznes plani dhe mbështetje për bizenset e vogla
Mbështetja për start-up vazhdon me zhvillimin e gjashtë seancave konsultuese nga ekspertët tanë. Seancat do të zhvillohen te inkubatori i biznesit në datat dhe oraret e mëposhtme:
Sesion konsultues për praktikat e mira – 22 prill ora 10:00
Sesion konsultues për importet dhe eksportet – 29 prill ora 10:00
Sesion konsultues për marketingun – 17 maj ora 10:00
Sesion konsultues për business presentation – 20 Maj ora 10:00
Sesion konsultues për promovimin online – 24 Maj ora 10:00
Sesion konsultues për business pitching – 27 Maj ora 10:00