Përfundon me sukses cikli i trajnimeve në kuadër të projektit “Key People, Key Knowledge”.
Gjatë muajit Mars trajnerët zhvilluan trajnime me personat e interesuar për të hapur ose përmirësuar biznesin e tyre dhe me personat që dëshirojnë të krijojnë një organizatë jofitimprurëse.
Sesioni i parë i trajnimeve ishte i përgjithshëm dhe në të morën pjesë të gjithë pjesëmarrësit, rreth 53 persona. Sesioni i dytë u fokusua vetëm te bizneset e vogla dhe të mesme dhe sesioni i tretë te krijimi dhe menaxhimi i një organizatë jofitimprurëse.
Mbështetja do të vazhdojë gjatë muajve në vazhdim nëpërmjet sesioneve mentoruese dhe sub-granteve.






