📅 Sot shënon data zyrtare të mbylljes së projektit “Key People, Key Knowledge”, të financuar nga Bashkimi Evropian 🇪🇺
Gjatë këtyre tre viteve, Bashkia Përmet në Bashkëpunim me Forumin e Pavarur të Gruas Shqiptare ka punuar me përkushtim për të ndërtuar mundësi të reja zhvillimi për komunitetin e Përmetit, duke krijuar hapësira për mësim, sport, kulturë dhe punësim.
🌿 Disa nga arritjet kryesore të projektit:
🏓 Rekonstruksioni i sallës së ping-pongut në Përmet – Fëmijët që çdo vit shpallen kampionë dhe nënkampionë në këtë sport janë dëshmia më e bukur se ky investim ka qenë i vlefshëm dhe i merituar.
🏓 Krijimi i një salle të re ping-pongu në shkollën e Petranit, për t’u dhënë mundësi edhe fëmijëve në zonat rurale të ushtrojnë këtë sport.
🏞️ Krijimi i një Zyre Informacioni Turistik në godinën e Njësisë Administrative Petran dhe rikonstruksioni i jashtëm i kësaj godine.
📚 Blerja e një biblioteke lëvizëse, që sjell librin dhe dijen tek fëmijët e zonave rurale, duke nxitur dashurinë për leximin.
🎤 Blerja e një sistemi audio profesional, që do të përdoret për evente kulturore dhe aktivitete komunitare.
📊 Hartimi i studimit të kapaciteteve territoriale të Përmetit, për të identifikuar potencialet e zhvillimit lokal dhe sektorët me nevojë për investime.
🎓 Trajnime të përgjithshme dhe të specializuara për grupe biznesi dhe organizata jo-fitimprurëse, të shoqëruara me mentorime për përgatitjen e planeve të biznesit dhe projekteve.
💡 Krijimi i inkubatorit të biznesit dhe mbështetja me 7 biznese lokale me grante për të hapur biznese të reja apo të përmirësuar bizneset ekzistuese.
🏡 Entela Sterjo rikonstruktoi bujtinën e saj 150-vjeçare në Ogdunan, duke tërhequr më shumë vizitorë dhe gjeneruar të ardhura për banorët që shesin produkte lokale.
🍯 Fatos Okolishta ngriti një punishte për prodhimin e ushqimit për bletë, duke ulur varësinë nga importet dhe duke mbështetur bletarinë vendase me produkte më cilësore.
🥄 Di-PRO-BIO investoi në pajisje moderne, duke përmirësuar kushtet e punës dhe cilësinë e produkteve, gjë që ndihmon në rritjen e shitjeve dhe ruajtjen e traditave kulinare.
📇 Emiljano Qyra solli një shërbim të ri markimi dhe paketimi për produktet lokale, duke ndihmuar fermerët dhe prodhuesit të kenë një imazh më konkurrues në treg.
❄️ Albano Jarazi ndërtoi një dhomë frigoriferike për të ruajtur produktet e freskëta, duke siguruar furnizim të vazhdueshëm për restorantin e tij dhe duke ndihmuar fermerët vendas të shesin produktet e tyre gjatë gjithë vitit.
🥪 Arsilda Makri solli një produkt të ri—bukë tosti—në tregun e Përmetit, duke ofruar punësim të ri dhe zgjeruar gamën e produkteve të furrës së saj.
🔨 Luena Daco riktheu traditën e përpunimit të bakrit, duke ruajtur një zanat të rrallë dhe duke e promovuar atë përmes një dyqani online.
✨ Në përmbyllje, duam të theksojmë se projekti “Key People, Key Knowledge” nuk përfundon sot.
Ai do të jetojë më tej përmes çdo fëmije që lexon, çdo të riu që punon, çdo turisti që viziton Petranin, dhe çdo qytetari që ndien përmirësim në cilësinë e jetës së tij.
💙 Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e këtij rrugëtimi të bukur!








