PËRURIMI I INKUBATORIT TË BIZNESIT NË QËNDRËN RINORE “OLLGA SHURAJA”!
Të rinj, pjesë e stafit të bashkisë, përfaqësues së shoqatës Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, mirëpritën përfaqësuesen e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Marie Augouy , dhe menaxheren për programet ndërkufitare IPA Zj.Carla Folgoa për përurimin e Qendrës Rinore “ Ollga Shuraja” dhe inkubatorin e biznesit i cili ndodhet në aktin e dytë të qëndrës rinore, financuar nga Bashkimi Evropian përmes skemës së granteve #EU4Municipalities dhe EU for economic develompent.
Nè ambjentet e inkubatorit të biznesit u zhvillua një bashkëbisedim mes të pranishmëve e të rinjve që do të frekuentojnë ambjentet e qendrës dhe do të përfitojnë nga trajnimet dhe mentorimi për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit.
Nën melodinë e këngës përmetare grupi i vajzave të valles përshëndetën të ftuarit me entuziazmin për këto ambjente të reja kushtuar kryesisht të rinjve.






