Publications
Research Study
Punësimi është një nga problematikat më kryesore që përballen të rinjtë dhe gratë në Përmet. Zhvillimet e fundit ekonomike kanë sjellë rrjedhimisht jo vetëm krijimin e vendeve të reja të punës por edhe krijimin e profesioneve të reja. Zhvillimi i turizmit dhe i përpunimit të produkteve tradicionale dhe agroushqimore ka sjellë nevojën e ofrimit të shërbimeve të reja. Ky studim analitik përshkruan natyrën dhe sfidat e tregut të punës së të rinjve dhe grave në Shqipëri dhe veçanërisht në Përmet, me objektivin që të identifikojë kapacitetet e territorit të qytetit të Përmetit veçanërisht në lidhje me sektorët në të cilët ky qytet ka mangësi investimi apo ofrimi shërbimesh ndaj qytetarëve. Të dhënat që dalin nga ky studim do t’i shërbejnë gjithashtu fazave të mëtejshme të projektit në përcaktimin e tematikave të trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve të pjesëmarrësve në trajnim në krijimin e bizneseve të reja apo organizatave jo fitimprurëse.