Bashkia Përmet në bashkëpunim me Forumin e Pavarur të Gruas Shqiptare, në kuadër të programit për zhvillim socio-ekonomik të financuar nga BE, nisi në Tetor 2021 zbatimin e projektit me titull “Key people- Key knowledge🔑 ,një ndër aktivitetet e të cilit ishte dhe krijimi i një salle të re pingpongu në ambjentet e shkollës “Stath Melani” në Petran.
Fëmijët dhe të rinjtë jo vetë të qytetit por edhe të zonave rurale janë të pasionuar dhe të motivuara në ushtrimin e sporteve të ndryshme. Krijimi i një salle të ri pingpongu do i ndihmojnë të ushtrojnë talentine tyre.
🔜Shumë shpejt, ambienti i ri do të mirëpresë edhe më shumë fëmijë dhe të rinj të talentuar në këtë sport.




