Sesioni tjetër konsultues u fokusua mbi marketingun. Ai u zhvillua më 17.05.2024 te inkubatori i biznesit.

Sesioni filloi me prezantimin e pjesëmarrësve, biznesin e tyre dhe njohuritë e tyre rreth përdorimit të mjeteve të ndryshme të marketingut për promovimin e biznesit të tyre.
Prezantimi kishte tre pjesë kryesore:
• Përkufizimi dhe elementet e marketingut
• Miksi i marketingut: Analiza e 4 P (produkti, çmimi, vendi, promovimi)
• Hapat për krijimin e një marke.

Sesioni ishte shumë interaktiv, ku secili pjesëmarrës ndau eksperiencën e tij. Dy nga pjesëmarrësit kishin përvojë në këtë fushë dhe kontributet e tyre ishin shumë të vlefshme.