Në kuadër të implementimit të projektit të financuar nga
BE “Key People – Key Knowledge”, rreth 28 të rinj të Përmetit, gjatë
muajve Mars – Maj u trajnuan dhe u asistuan nga mentorët për procesin e hapjes së një organizate jo-fitimprurëse, menaxhim e saj, si dhe
shkrimin e një projektpropozimi.
Në takimin e fundit, të rinjte prezantuan njohuritë e fituara në projektet e hartuara prej tyre.
Kryetarja e Bashkise vlerësoi shumë idetë e tyre dhe shumë prej projekteve të tyre do të jenë prioritet për tu realizuar në vazhdim.
Ky projekt financohet nga
Bashkimi Evropian dhe implementohet nga
Bashkia Permet dhe
Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare.







