Gjatë ditës së dytë të vizitës në Palermo, përfaqësues të Forumit të Pavarur të Gruas Shqiptare, Bashkisë Përmet dhe përfitues të projektit, zhvilluan një takim të frytshëm me organizatën italiane CESIE ETS, një aktor kyç në promovimin e të drejtave të njeriut, përfshirjes sociale dhe fuqizimit të të rinjve.

🎯 Takimi u fokusua te ndarja e përvojës së CESIE me modelin Basecamp, një qendër multifunksionale që ofron:

🔹 mbështetje për studime,

🔹 laboratorë krijues dhe aktivitete kulturore,

🔹 hapësira për rritje personale dhe zhvillim profesional,

🔹 si dhe përfshirjen aktive të profesionistëve në shërbim të të rinjve.

Ky model inovativ përbën një burim frymëzimi për punën tonë në ndërtimin e qendrës multifunksionale për të rinjtë në Përmet, ku synojmë të krijojmë hapësira reale për formim, bashkëpunim dhe ndërmarrësi sociale, me fokus të veçantë te vajzat dhe të rinjtë në rrezik përjashtimi.

🤝 Si organizatë që punon në fushat e të drejtave të njeriut, sipërmarrjes sociale, integrimit të grave dhe të rinjve në tregun e punës, besojmë fort në rëndësinë e bashkëpunimeve europiane afatgjata, që synojnë përmirësimin e shërbimeve publike, rritjen e kapaciteteve dhe inovacionin social.

🌍 Diskutuam edhe mbi mundësitë për bashkëpunim në kuadër të programeve të reja europiane 2021–2027, si dhe fondeve rajonale për kërkim dhe zhvillim, për të ndërtuar së bashku një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme për brezat e rinj.