kuadër të projektit “Key People – Key Knowledge”, – Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, në bashkëpunim me Bashkinë Përmet, organizoi një vizitë studimore në Palermo, Itali, nga data 4-7 qershor, së bashku me një grup përfituesish të projektit.

👥 Gjatë ditës së parë të vizitës, delegacioni shqiptar u prit nga përfaqësues të Hub di Palermo, @Rete Palermo, një model frymëzues i shërbimeve për të rinjtë që bashkon orientimin profesional, trajnimin dhe mbështetjen për sipërmarrjen rinore.

Takimi solli një shkëmbim të vlefshëm përvojash mbi:

✔️ mënyrën se si Hub Rete ofron shërbime të personalizuara për të rinjtë nga 16 deri në 35 vjeç,

✔️ rëndësinë e bashkëpunimit me autoritetet lokale dhe aktorët ekonomikë,

✔️ dhe fuqizimin e të rinjve për të ndërtuar të ardhmen e tyre në komunitetet vendase.

📣 Delegacioni përfshinte përfaqësues institucionalë të Bashkisë Përmet, të rinj aktivë dhe përfaqësues të organizatave, guest house dhe bizneseve lokale – në një format ndërbrezor dhe ndërkulturor që pasuroi dialogun.

🌍 Ky shkëmbim është vetëm hapi i parë në ndërtimin e urave të bashkëpunimit europian, me qëllimin për të sjellë praktika të mira dhe modele të suksesshme edhe në Shqipëri – veçanërisht për të rinjtë që duan të qëndrojnë dhe të zhvillohen në vendin e tyre.