ZYRË INFORMACIONI TURISTIK NË NJËSINË ADMINISTRATIVE PETRAN !
Tashmë turistët që vizitojnë qytetin e Përmetit
, do të kenë akses në një qendër të re informacioni turistik.
Disa momente nga inagurimi i ambjenteve të reja në Njësinë Administrative Petran ,
ku Zyra më e re e Informacionit Turistik (Infopoint)
do tu shërbejë mijra turistëve për t’i informuar rreth potencialit turistik të rrethit Përmet.
Kjo zyrë u ngrit në kuadër të projektit “Key people- Key knowledge”
në bashkëpunim me organizatën Forumi Pavarur i Gruas Shqiptare,mbështetur nga programi për zhvillim socio-ekonomik të financuar nga
BE.
Ofrimi i një informacioni
të plotë turistik për qytetin e Përmetit
do të shmang humbjen e kohës
dhe do ta bëj qëndrimin e turistëve sa më cilësor dhe efiçent.









